POLITIKA E PRIVATESISE

Informacion mbi trajtimin e të dhënave personale

  1. PËRGJEGJËSI PËR TRAJTIMIN E TË DHËNAVE

    Në këtë dokument përshkruhen mjetet dhe mënyrat administrimit të kësaj faqe interneti në lidhje me përpunimin e informacionit dhe të dhënave personale të përdoruesve që vizitojnë platformën online https://linkoln-al.com, e cila administrohet nga studio ligjore, e përfaqësuar nga Av. Orjon Nallbati, regjistruar në QKB me NUIS L41307017J. Informacioni i mëposhtem, vjen në zbatim dhe në përputhje me parashikimet e Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” si dhe akteve nënligjore të miratuara nga organet kompetente shtetërore, për mbrojtjen e trajtimin e të dhënave personale të personave që përdorin këtë platformë nëpërmjet internetit, të arritshme në faqen e internetit: https://linkoln-al.com

    Përvec sa më sipër, ky dokument mbështetet gjithashtu edhe në Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR) n. 2016/679 të Bashkimit Evropian.

    Pala përgjegjëse për përpunimin e të dhënave personale është P.F. Orjon Nallbati, me seli në Tiranë, Blv. “Gjergj Fishta”, Pall. TeknoProjekt, Kulla III, AP. 9.

  2. MËNYRA E PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE

    Përpunimi i të dhënave në këtë platformë kryhet nëpërmjet mjeteve elektronike dhe mbledhja e tyre bëhet nëpërmjet formatit që parashikohet në këtë faqe interneti. Trajtimi i të dhënave kryhet nga persona të autorizuar nga Pala Përgjegjëse, në përputhje me përcaktimet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Me dhënien e pëlqimit nga ana përdoruesit, duke klikuar në kutinë e dedikuar, përdoruesi jep autorizimin e tij për trajtimin e të dhënave personale që ai me vullnet të lirë dhe të pavesuar ia trasferon Palës Përgjegjëse.

  3. LLOJET E TË DHËNAVE QË PËRPUNOHEN

    Përpunimi i të dhënave në këtë platformë kryhet nëpërmjet mjeteve elektronike dhe mbledhja e tyre bëhet nëpërmjet formatit që parashikohet në këtë faqe interneti. Trajtimi i të dhënave kryhet nga persona të autorizuar nga Pala Përgjegjëse, në përputhje me përcaktimet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Me dhënien e pëlqimit nga ana përdoruesit, duke klikuar në kutinë e dedikuar, përdoruesi jep autorizimin e tij për trajtimin e të dhënave personale që ai me vullnet të lirë dhe të pavesuar ia trasferon Palës Përgjegjëse.

      Kjo kategori përfshin adresat e IP-së ose domenin e kompjuterëve të cilat përdoren nga personat që hyjnë në këtë faqe, adresat e Identifikuesit të Burimit Uniform (URI) për burimet e kërkuara, kohën e kërkesës, metodën e përdorur për paraqitjen e kërkesës në server, madhësinë e dosjes së marrë në përgjigje, numrin e kodit që përcakton statusin e përgjigjes së dhënë nga serveri (në rregull, gabim, etj.) si dhe parametrat e tjerë në lidhje me sistemin operativ dhe mjedisin e TI të përdoruesit.

      Ky informacion mund të përdoret për përcaktuar përgjegjësitë në rast se do të kryhen krime të mundshme të teknologjisë së informacionit për të dëmtuar faqen e internetit: pa paragjykuar këtë përdorim, të dhënat aktuale për kontaktet e faqes së internetit nuk qëndrojnë për më shumë se shtatë ditë.

      Gjithashtu, nëpërmjet formatit të miratuar, trajtohen dhe arkivohen të dhënat personale që jepen në mënyrë vullnetare nga përdoruesi sikundër janë ato të parashikuara në formatet e ndryshme të platformës, ku në mënyrë të përmbledhur përbëhen nga të dhënat anagrafike, numër telefoni, adrese e-maili, adresë banimi, të dhëna në lidhje me anëtarësi në ndonjë organizatë politike, të dhëna mbi preferencat politike etj.

      Të gjitha email-et fakultative, eksplicite dhe të dërguara me dëshirë në adresat e specifikuara në këtë faqe interneti përfshin marrjen në vijim të adresës së dërguesit që nevojitet për t’ju përgjigjur në përgjigje të kërkesave si dhe për çdo të dhënë tjetër personale që përmban email-i.

  4. QËLLIMI I TRAJTIMIT

    Të gjitha të dhënat e grumbulluara dhe të dhëna vullnetarisht nga përdoruesit, do të përdoren për qëllime statistikore, për komunikime të ndryshme, njoftime, realizim sondazhesh etj. Të dhënat e grumbulluara mund t’iu trasferohen personave të tretë, me qëllim analizimin e këtyre të dhënave, për të bërë të mundur organizimin e përdoruesve në grupime të ndryshme politike dhe angazhimin e tyre në procese zgjedhore vendore apo kombëtare.

    Për këtë arsye, përdoruesi, pasi të ketë dhënë pëlqimin e tij, nëpërmjet seleksionimit të paragrafit “Unë pranoj dhe autorizoj përpunimin e të dhënave personale”, të dhënat e përdoruesit mund të përdoren nga Pala Përgjegjëse/Kontrolluesi për trajtimin e tyre sipas qëllimeve të paracaktuara më sipër, duke i trasferuar ato subjekteve të treta, për dërgimin e njoftimeve të ndryshme, komunikimeve të ndryshme, kontaktin e drejtëpërdrejtë, analizimin e tyre, përgatitjen e sondazheve, komunikimin telefonik, apo çdollloj komunikimi me teknologji tjetër të komunikimit në distancë, duke përfshirë mediat sociale, që subjektet e treta mund të përdorin.

  5. MASAT E SIGURISË, DHE TË RUAJTJES SË KONFIDENCIALITETIT

    Kontrolluesi garanton secilin përdorues se pas dorëzimit të informacionit dhe të dhënave në serverin e faqes së internetit, zbatohet një sistem me standard të lartë sigurie për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje me kërkesat e parashikuara nenet 27 dhe 28 të Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale ".

  6. KUKIT (COOKIES)

    Nga faqja e internetit nuk merret asnjë e dhënë personale e përdoruesve pa miratimin e tij sipas përcaktimeve të mësipërme. Kukit (cookies) nuk përdoren për transmetimin e të dhënave personale dhe asnjë kuki e çdo lloji, e ashtuquajtur e vazhdueshme, si dhe asnjë sistem tjetër nuk përdoret për të ndjekur përdoruesit.

    Përdorimi i kuki-ve të ashtuquajtura të sesionit (të cilat nuk ruhen në mënyrë të vazhdueshme në kompjuterin e përdoruesit dhe shpërbëhen kur mbyllet shfletuesi i faqes së internetit) kufizohet në mënyrë rigoroze në transmetimin e të dhënave për identifikimin e sesionit (i përbërë nga numra të rastësishëm që gjenerohen nga serveri) të cilat nevojiten për të mundësuar kërkimin e sigurt dhe efikas në faqen e internetit. Kukit e ashtuquajtura të sesionit që përdoren në këtë faqe përbëjnë një alternativë të përdorimit të teknikave të tjera të TIK të cilat mund të cënojnë konfidencialitetin e kërkimit të përdoruesve dhe nuk lejojnë marrjen e të dhënave të identifikimit personal të përdoruesit.

  7. MJETET E PËRPUNIMIT

    Të dhënat personale trajtohen me instrumente të automatizuara vetëm për kohën që nevojiten për përmbushjen e qëllimeve për të cilat janë mbledhur. Masa të caktuara sigurie zbatohen për të parandaluar humbjen e të dhënave, përdorimin e paligjshëm dhe të padrejtë, si dhe ndërhyrjet e paautorizuara.

  8. TË DREJTAT E SUBJEKTEVE TË TË DHËNAVE PERSONALE

    Personat, të dhënat personale të të cilëve trajtohen, kanë të drejtë të marrin në çdo kohë konfirmimin për ekzistencën ose jo të të dhënave personale dhe të dinë përmbajtjen dhe origjinën e tyre, të verifikojnë saktësinë ose përfshirjen e kërkesës, përditësimin ose korrigjimin në bazë të nenit 13 të Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

      Në zbatim të të njëjtit nen, palët e interesuara kanë të drejtë të kërkojnë anulimin, transformimin në mënyrë anonime ose bllokimin e informacionit dhe të dhënave që trajtohen në kundërshtim me ligjin, si dhe në çdo rast të kundërshtojnë, për arsye të ligjshme, trajtimin e tyre të tij.

      Kërkesat, sipas të drejtave të parashikuara, duhet të drejtohen në adresën dpo@onlawoffice.com .

      Ky dokument përbën “Politikën mbi Privatësinë” të kësaj faqe interneti, i cili do të jetë objekt i përditësimeve të mëtejshme.


Nëpërmjet hyrjes në këtë faqe interneti apo klikimit në kutitë e përcaktuara, ju konfirmoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e parashikuara më sipër.

Vs. 09022021